FBK paralajmëron mbylljen e palestrave për tifozë

Federata e Basketbollit e Kosovës e ka dënuar me tonet më të ashpra dhunën e shfaqur gjatë organizimit të Superkupës së Kosovës në basketboll në Suharekë në javën që shkoi

Pas dhunës së manifestuar nga tifozët në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet klubit të Pejës dhe Trepçës, Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ditëve në vazhdim do ta shqyrtojë mundësin e mbylljes totale të palestrave për tifozët.

“Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkërendim me autoritetet e vendit, do t’i shqyrtojë ditëve në vijim të gjitha masat dhe kufizimet potenciale, të cilat do të vendosen që nga xhiroja e parë e edicionit të ri, përfshirë ndalimin e plotë të publikut në palestra për një periudhë të caktuar, moslejimin e tifozerive të organizuara në ndeshje të basketbollit, ndalimin e stërpopullimit të tribunave dhe terrenit, imponimin e identifikimit të shikuesve dhe masave shtesë të sigurisë për ta, si dhe të gjitha veprimet tjera të cilat garantojnë mbarëvajtje të garave të basketbollit dhe sigurinë e të gjithë akterëve të tyre.”, thuhet fillimisht në komunikatën e FBK-së.

“Dhuna dhe urrejtja e shfaqur nga një numër shikuesish të ndeshjeve të basketbollit janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe autoritetet e vendit. Aktet e dhunës dhe huliganizmi që akterët e ndeshjes i përjetuan brenda dhe jashtë palestrës, nuk mund të tejkalohen apo injorohen nga Federata e Basketbollit, apo nga klubet e basketbollit në emër të së cilave këta individë të papërgjegjshëm veprojnë, apo edhe nga autoritet e rendit, të cilat mbrëmë e patën shumë të vështirë e në momente edhe të pamundshme që ta kontrollojnë turmën brenda dhe jashtë palestrës.”, thuhet tutje në reagimin e FBK-së.

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe klubet elitare do të veprojnë bashkërisht në çrrënjosjen e dukurive negative në aktivitetet tona dhe do ta vënë në spikamë atë që është më e rëndësishmja për ne – basketbollin cilësor të cilin ekipet tona po e zhvillojnë e kultivojnë pa dallim dhe garën e bukur dhe paparashikueshme basketbollistike që po na e ofrojnë ato! Bashkë do të luftojmë huliganizmin dhe t’ia kthejmë basketbollin tifozëve dhe basketbolldashësve të mirëfilltë!

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika