Festat zyrtare, sa pushojnë punëtorët në Kosovë dhe sa në shtetet e tjera?

Në shumë vende të botës dhe të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe në Kosovë, në ditët e festave fetare pushojnë vetëm besimtarët e atij religjioni

Sipas Ligjit për festat zyrtare, të punësuarit në Kosovë, gjatë vitit 2024, do të pushojnë në 12 prej ditëve të punës shkaku i festave zyrtare.

Në vitet paraprake, me vendim të Qeverisë, nuk është punuar as më 28 nëntor, edhe pse kjo datë që shënon Ditë e Pavarësisë së Shqipërisë nuk hyn në listën e festave zyrtare. Në shumë kompani private punohet edhe në ditët zyrtare, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në Itali janë 12 ditë pushim, në Francë 11 ditë, në SHBA 10 ditë , në Gjermani 9, në Angli 8.

Kurse në Bosnje dhe Hercegovinë, përveç dy festave të përbashkëta, njësitë administrative shpallin ditët e pushimit në mënyrë të pavarur.

Në shumë vende të botës dhe të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe në Kosovë, në ditët e festave fetare pushojnë vetëm besimtarët e atij religjioni. Praktika e zëvendësimit të ditëve të pushimit kur ato bien në fundjavë, si në Kosovë, zbatohet edhe më shumë në vende të tjera në botë.

Në Nepal, Ligji i punës përcakton gjashtë ditë pune në javë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika