Figaro – oblanda

Një ëmbëlsirë e lehtë dhe e preferuar pothuajse nga të gjithë, e cila shoqërohet me kafe apo çaj.

Receta për oblandën

Materiali që i’u nevojitet:

– 1 kg sheqer

– 1 kg margarinë

– 1 kg arra

– 24 të verdha të vezëve

– 2 deri në 3  copa oblande

Së pari në një enë e fusim sheqerin dhe margarinën të cilat i shkriejmë

Pastaj i fusim vezët dhe arrat  ku i lëjmë që të vlojnë deri në 10 minuta ndërkohë e përziejmë vazhdimisht, në një temperaturë më të ulët.

Presim deri sa merr një ngjyrë kafe të mbyllët

Ndërkohë në temperaturë jo të lartë e vendosim 1 kg sheqer në një enë tjetër deri sa të shkrihet e cila pastaj e merr ngjyrën kafe të errët.

Përderisa ato janë gati, nuk duhet lënë që të ftohen, ashtu të ngrohta duhet t’i përzieni së bashku, t’i përzieni mirë dhe t’i vendosni në enën, në enën përkatëse.

Tek ena vendoseni një letër pjekjeje që ajo masë që e keni të mos ngjitet dhe pastaj vendoseni oblandën, sipër saj vendoset materiali dhe mbi të një oblandën tjetër.

Ajo duhet lënë që të ftohet për 3-4 orë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika