Fillon shpërndarja e librave falas për komunitetin boshnjak dhe turk

Sot ka filluar shpërndarja e librave falas për komunitetin boshnjak dhe turk nga shtëpia botuese, "Dukagjini" pasi të mërkurën u arrit marrëveshja për shpërndarjen e librave falas për komunitetin boshnjak, ndërkaq të enjten një marrëveshje e ngjashme u bë edhe për komunitetin turk në Kosovë

Të tilla libra janë parë rrallë në gjuhen turke e boshnjake.

Por, tashmë nxënësve shtetas të Kosovës që i përkasin këtyre komuniteteve i është mundësuar që të pajisen me këto tituj, madje krejtësisht falas.

Të premtën filloi edhe shpërndajra e tyre në mënyrë që të hënën, fëmijet ti kenë në çantat e tyre.

E këtë ia mundësoi shtepia botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me deputet të komunitetit turk dhe boshnjak në Kuvendin e Kosovës.

“Dukagjini vec se po e saj për kontribut për arsim, si për nxënësit e komuniteteve, si për nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe, po ashtu edhe për shkollat dhe mësimdhënësit”, la tjëmë Erza Mati, nga shtëpia botuese “Dukagjini.

Deputetet përfaqësues të komuniteteve u shprehen mjaftë të lumtur për këtë hap duke thënë që ky është kontribim i madh në arsimimin e komunitetit turk e boshnjak në Kosovë.

“jemi shumë të lumtur e në kontakt me prindërit e fëmijëve që kemi pasur, edhe ata janë shprehur shumë të kënaqur. Dmth kemi  hjek një gajle shumë të madhe të familjeve që shkojnë në shkollë në gjuhën boshnjake dhe po e falenderoj shtëpinë botuese “Dukagjini”, mendoj që kanë bërë një gjë shumë të madhe”, ka thënë Duda Balje.

“shumë jemi të lumtur. Menjëherë pas kontaktit me Dukagjinin, ne e njoftuam komunitetin e meniherë mësuesit na treguan që fëmijet mezi po presin, sidomos ata të klasave të para”, ka thënë Enis Kervan.

Bashkëpunues por edhe falenderues janë treguar edhe nga drejtoria e arsimit në komunën e Prizrenit duke thënë se një problematikë shumë vjecare ia arriti ta zgjidh shtepia botuese “Dukagjini”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika