Fjalimi i Wesley Clark më 12 qershor 1999

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, më 12 qershor të vitit 1999, kishte mbajtur një fjalim kushtuar Kosovës dhe çlirimit të saj

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark

Sot janë bërë 24 vjet nga një prej datave më të rëndësishme në historinë e Kosovës. 24 vjet më parë, Kosova ishte çliruar nga okupimi i Serbisë pas 78-ditësh bombardimesh të NATO-s.

Një nga më meritorët për këtë intervenim, padyshim ishte ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, i cili më 12 qershor të vitit 1999, e kishte mbajtur një fjalim kushtuar Kosovës dhe intervenimit humanitar të NATO-s, i cili doli i suksesshëm.

Clark kishte thënë se fushata e NATO-s ishte tejet e nevojshme dhe e suksesshme, e cila e kishte detyruar diktatorin, Sllobodan Millosheviq, të zbrapsej pas 78-ditëve.

“Siç e dini, rreth orës 05:00 të ditës së sotme, KFOR-i filloi të vendoset brenda Kosovës. Forcat tona të para, elementët e brigadës britanike dhe franceze, kaluan kufirin në orën 05:00, ata tani po vazhdojnë të shtyjnë më thellë në Kosovë. Më vonë sot dhe duke vazhduar deri nesër, brigadat gjermane, italiane dhe amerikane do të hyjnë dhe dua të filloj duke bërë homazhe për guximin dhe përkushtimin e forcave tona të armatosura, vendet e tyre dhe familjet e tyre mund të jenë shumë krenare për këta burra dhe gra. Jo vetëm që forcat tona kanë kryer një fushatë të suksesshme ajrore, e cila e detyroi Millosheviçin të përmbushte pesë kërkesat tona qendrore, por ato gjithashtu kanë qenë përgjegjëse për punën heroike në frontin humanitar”, kishte thënë ai.

Clark kishte folur edhe për refugjatët shqiptarë, që ushtarët dhe policia serbe i kishin dëbuar dhunshëm jashtë Kosovës. Clark e kishte quajtur spastrim etnik brutal, vrasjen dhe dëbimin e popullsisë civile në Kosovë.

“Puna jonë, natyrisht, është shumë larg nga kryerja dhe rreziqet janë larg nga përfundimi. Forcat tona po hyjnë në territor të vështirë, por ata e dinë se kauza e tyre është e drejtë dhe do të bëjnë gjithçka që duhet për ta siguruar Kosovën dhe për t’u përgatitur për kthimin e qindra mijëra refugjatëve që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga ky spastrim etnik brutal”, kishte thënë Clark më 1999.

Clark ia kishte bërë të ditur Millosheviqit për pasojat që do të vazhdonte t’i kishte Serbia, nëse nuk do t’i përmbushte kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.

“Në fillim thamë se në mënyrë sistematike dhe progresive do të sulmonim, do të prishnim, do të degradonim, do të shkatërronim nëse presidenti Millosheviq nuk do t’i përmbushte kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare dhe do të shkatërronte përfundimisht forcat serbe në Kosovë, objektet e tyre, mbështetjen dhe të gjitha asetet. Presidenti Millosheviq e vlerësoi dhe ne e bëmë pikërisht këtë, dhe Millosheviqi u bind”, kishte thënë ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika