Flore: Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar kushtet për anëtarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër

Kushtet për t'u anëtarësuar në Byronë e Kartonit të Gjelbër janë arritur nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, kështu ka vlerësuar sekretarja e Këshillit të Byrove, Greet Flore  

Sekretarja e Këshillit të Byrove, Greet Flore

 





Sekretarja e Këshillit të Byrove, Greet Flore në 11-vjetorin e themelimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit, ka thënë se tani është kohë e duhur për t’u anëtarësuar në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Sipas sekretares, BKS-ja i ka përmbushur kushtet e nevojshme teknike për anëtarësim në BKGJ.

“Greet Flore, sekretare gjenerale e Këshillit të Byrove: Në aspektin teknik Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar kushtet për anëtarësim ne Byronë e Kartonit të Gjelbër”, thuhet në postimin e BKS-së.

Ndërsa, Byroja Kosovare e Sigurimeve është themeluar më 6 tetor të vitit 2011.

Drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore, ka deklaruar se po punojnë për një zgjidhje për Kosovën për Kartonin e Gjelbër.

Pas takimit midis drejtorit ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku dhe drejtoreshës menaxhuese të Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore, kjo e fundit ka thënë se po punohet për një zgjidhje për Kosovën për Kartonin e Gjelbër.

Kështu është shprehur ajo në një konferencë për media, ku ka theksuar se të enjten do të dalin me detaje të reja lidhur me hapat e mëtutjeshëm për Kartonin e Gjelbër.

“Jemi duke punuar se si do të arrijmë te synimi përfundimtar, bashkë jemi duke bashkëpunuar për të dalë te një zgjidhje që i hap kufijtë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo duke shtuar se nesër do të jepen më shumë detaje se si do të ecet tutje, shkruan RTK.

Ndërkaq, drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, ka potencuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për hapat që BKS i ka ndërmarrë për të qenë pjesë e Këshillit të Byrove.

Ndryshe, në muajin korrik të këtij viti, një delegacion nga Kosova udhëhequr nga Guvernatori i BQK-së kanë vizituar Brukselin, ku janë takuar me zyrtarët e lartë të Këshillit të Byrove nga Brukseli.

Me këtë rast janë diskutuar modalitete se si Kosova të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër.

Kosova ende nuk është anëtare e Kartonit të Gjelbër, derisa sipas Qeverisë është duke u punuar për këtë.

Kartoni i Gjelbër, Flore: Po punojmë drejt zgjidhjes që i hap kufijtë për Kosovën





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika