Fluks i qytetarëve edhe në Mitrovicë për të blerë tekstet shkollore

Vazhdon të ketë interesim të lartë edhe në Mitrovicë për të blerë tekste shkollore, kur kanë mbetur edhe një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Sipas pronarëve të librarive në këtë qytet, qytetarët kanë filluar më herët blerjen e teksteve dhe se janë detyruar që të angazhojnë staf shtesë që të përballojnë fluksin që presin të rritet ditëve në vazhdim

Interesimi për të blerë tekste shkollore, vazhdon të jetë i lartë edhe nja javë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Sikurse në të gjitha qytetet tjera, edhe këtu në librarinë “REAL AA” në Mitrovicë, ka numër të madh të blerjeve të teksteve shkollore.

Pronarja e kësaj librarie, tha se e mira është që qytetarët blerjen kanë filluar më herët që mos të ketë tollovi në ditët e para të shtatorit.

Arbnora Alidemaj, pronare e librarisë “REAL AA “, tha se “Qytetarët kanë filluar me i ble më herët, janë më të qetë, jo sikurse vitin e kaluar, mirë është”.

Alidemaj thotë se janë pajisur me shumicën e testeve shkollore. Ndërkaq, këto ditë janë detyruar që të angazhojnë edhe staf shtesë.

Arbnora Alidemaj, pronare e librarisë REAL AA shtoi se “Është deshtë të marrim një numër më të madh të punëtorëve, është deshtë edhe familjarët me na ndihmu, se është një fluks goxha i madh edhe ndoshta edhe prej vitit të kalum, jemi mësu”.

Alidamaj shton se në ditët në vazhdim pret që të ketë një fluks më të madh të qytetarëve.

 

 

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika