Fordi do të rifillojë prodhimin e F-150 Lightning javën e ardhshme

Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford, ka njoftuar se është në rrugën e duhur për të rifilluar prodhimin e automjeteve F-150 Lightning, pasi tërhoqi 18 kamionë elektrikë për shkak të një defekti në prodhimin e baterive

Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford, ka njoftuar se është në rrugën e duhur për të rifilluar prodhimin e automjeteve F-150 Lightning të hënën, pasi tërhoqi 18 kamionë elektrikë për shkak të një defekti në prodhimin e baterive, raportoi të dielën Reuters.

Tërheqja e shpallur të premten ndodhi nga prodhimi gjatë një periudhe katër javore duke filluar nga fundi i vitit të kaluar. Fordi ka thënë se kohët e fundit ka vërtetuar që 18 automjete të cilat përmbanin qeliza nga ajo periudhë 4-javore kanë arritur te tregtarët dhe klientët.

Fordi tha se do t’i zëvendësojë paketat e baterive në 18 automjetet, por tha se nuk është në dijeni të ndonjë zjarri apo ndonjë lëndimi në lidhje me tërheqjen.

Prodhuesi i automjeteve njoftoi më parë se planifikonte të rifillonte prodhimin të hënën pasi ndaloi prodhimin pas një zjarri të baterisë së automjeteve elektrike në fillim të shkurtit.

Fordi ka njoftuar se një kamion elektrik mori flakë më 4 shkurt gjatë një inspektimi të cilësisë para dorëzimit në një kompani në Dearborn, Michigan dhe u përhap në dy kamionë të tjerë. Prodhuesi i automjeteve ndaloi prodhimin të nesërmen.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika