Forumi i Bledit bashkon Kurtin e Ramën, s’dihet nëse do të ketë takim mes tyre

Sllovenia do të jetë nikoqire i takimit të liderëve të rajonit, në mesin e të cilëve është edhe Kryeministri Albin Kurti. Sonte, shefi i Ekzekutivit do të jetë pjesë e darkës së “Forumit të Bledi”, të ftuar nga kryeministri slloven Robert Golob. Punimet e këtij forumi po shihen si mundësi e mirë për një takim të mundshëm mes Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, pas mospajtimeve të fundit mes tyre

Duart nuk i shtrënguan mes vete e as në takim nuk e priti më 6 korrik në Prishtinë, por dy kryeministrat shqiptarë Albin Kurti dhe Edi Rama, ka mundësi të takohen në një shtet tjetër.

Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni do të jetë nikoqir i liderëve të rajonit të hënën dhe të martën, ku pritet të përcillet zotimi për perspektivën e qartë evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Cipa, thotë se Bledi është momentum i mirë për t’i sheshuar gjërat mes Kurtit e Ramës pasi që, sipas tij, dy çështjet që acaruan raportet e tyre, veriu i Kosovës dhe Ballkani i Hapur tashmë kanë marrë rrjedhë tjetër.

“Kanë aftësinë dhe maturinë e duhur për të gjetur një gjuhë të përbashkët, për të gjetur një mënyrë në raportet me proceset ndërkombëtare dhe bilaterale si  dhe në raport me ato kërcënime që u kanosen jo vetëm shqiptarëve në Ballkan, por edhe rajonit tonë në sensin më të gjerë, duke marrë parasysh influencat që vijnë nga vendet e treta”, ka thënë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa.

Me apo pa këtë takim, njohësi i çështjeve politike Gazmir Raci vlerëson se pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit tregon se Kosova nuk është e izoluar ashtu siç mendojnë disa shtete.

“Kjo rikonfirmon rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe që Kosova nuk është e bllokuar ashtu siç e menduan disa shtete dhe po ashtu rikonfimon që disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian e shohin Kosovën si pjesë të pandashme të të gjitha shteteve të Ballkanit për tu bërë një dit anëtare e familjes Evropiane”, është shprehur analisti, Gazmir Raci.

Sipas Qeverisë, Kurti sonte do të marrë pjesë në darkën e punës të ftuar nga Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Në këtë forum, përveç shteteve anëtare të BE-së, marrin pjesë edhe Bosnja eHercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika