Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin e Sirisë

Franca ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për presidentin sirian, Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëpunim në krimet kundër njerëzimit në sulmet kimike në vitin 2013

Presidenti sirian Bashar al-Assad flet gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Irakut në Damask më 16 korrik. LOUAI BESHARA/AFP VIA GETTY IMAGES

Franca ka lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar për presidentin sirian, Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëpunim në krimet kundër njerëzimit në sulmet kimike në vitin 2013.

Kështu i thanë të mërkurën Agence France-Presse (AFP) një burim gjyqësor dhe paditësit në këtë çështje.

Burimi gjyqësor i tha kësaj agjencie se Assadi dyshohej, gjithashtu, për bashkëpunim në krime lufte për sulmet, për të cilat opozita fajësoi regjimin, që vranë më shumë se 1,400 njerëz pranë Damaskut në gusht 2013.

Urdhërarrestet ndërkombëtare u lëshuan, gjithashtu, për arrestimin e vëllait të Asadit, Maherit, shefit de fakto të një njësie elitare ushtarake siriane dhe dy gjeneralëve të forcave të armatosura.

Njësia e gjykatës së Parisit e lidhur me krimet kundër njerëzimit ka hetuar sulmet kimike që nga viti 2021. Franca pretendon juridiksionin mbarëbotëror për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika