Franca nis votimin, e djathta ekstreme shpreson t’i fitojë zgjedhjet

Sot Franca ka nisur votimet në zgjedhjet parlamentare që mund të bëjnë histori, me të djathtën ekstreme më afër pushtetit se sa ka qenë ndonjëherë në kohët moderne

Franca ka nisur votimet të dielën në zgjedhjet parlamentare që mund të bëjnë histori, me të djathtën ekstreme më afër pushtetit se sa ka qenë ndonjëherë në kohët moderne.

“Tubimi Kombëtar” (RN) i Marine Le Pen dhe Jordan Bardellas janë shumë përpara në sondazhe – tri javë pas ditës që kur fituan zgjedhjet evropiane dhe presidenti Emmanuel Macron reagoi duke thirrur një votim kombëtar, raporton BBC.

Më shumë se 2.6 milionë njerëz nga 49 milionë votuesit e Francës janë regjistruar për të votuar me prokurë, një tregues i pjesëmarrjes së lartë që pritet për një zgjedhje kaq të rëndësishme, raporton The Guardian.

Këto janë zgjedhje me dy runde dhe shumica e 577 vendeve të Asamblesë Kombëtare nuk do të vendosen deri në balotazhin e rundit të dytë të dielën e ardhshme.

Fushata zgjati vetëm 20 ditë dhe nga kjo përfitoi gjithashtu RN, e cila shpejt rafinoi premtimet e saj ekzistuese për imigracionin, pasigurinë si dhe uljen e taksave për të trajtuar krizën e kostos së jetesës.

Jordan Bardella dëshiron të jetë kryeministri i parë nga RN-ja dhe partia e tij ka besim se do të fitojë dhjetëra zona elektorale plotësisht në rundin e parë.

Por ai thotë se do ta marrë këtë detyrë vetëm nëse partia siguron një shumicë absolute parlamentare prej 289 vendesh.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika