Franca vë sanksione ndaj shefit të Hamasit në Gazë, kërkon masa në nivel të BE-së

Franca ka ngrirë pasuritë e Yahya Sinwar, shefit të grupit ekstremist palestinez, Hamas, në Gazë. Vendimi për ngrirjen e pasurive të tij vjen pasi Franca ka vënë sanksione edhe ndaj komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif dhe zëvendësit të tij, Marwan Issa

Franca të martën ka ngrirë pasuritë e shefit të grupit ekstremist palestinez, Hamas, në Gazë.

Yahya Sinwar është bërë udhëheqësi i fundit i grupit që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, i cili është shtuar në listën e sanksioneve franceze, sipas një dekreti të publikuar në gazetën zyrtare të Francës.

Më 13 nëntor, Franca ka vënë sanksione në nivel kombëtar edhe ndaj komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif dhe zëvendësit të tij, Marwan Issa.

Franca, po ashtu, po punon me partnerët për të vënë sanksione ndaj figurave të grupit radikal palestinez dhe ndaj rrjetit financues të tij në nivel të Bashkimit Evropian, kanë thënë disa diplomatë, raporton Reuters.

Hamasi ka nxitur luftë me Izraelin duke kryer sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit, më 7 tetor, gjatë së cilave luftëtarët e grupit palestinez vranë afër 1.200 persona dhe morën peng 240 të tjerë.

Që atëherë nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë mbi 15.000 palestinezë – pothuajse dy e treta e viktimave janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, shkruan REL.

Mbi tri e katërta e popullsisë së këtij territori janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe sulmeve tokësore të Izraelit, që krijuan një krizë humanitare.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika