Fshati Rracaj – Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet një 34-vjeçar

Dyshimet se në një shtëpi në fshatin Rracaj të Gjakovës, po kultivohej lëndë rakotike, bënë që njësia antidrogë e policisë të ndërmirrte një operacion si rezultat e të cilit, u zbulua se i dyshuari ishte duke kultivuar bimë narkotike

Foto nga shtëpia e të pandehurit

Në fshatin Rracaj të Komunës së Gjakovës, është arrestuar një person për kultivimin e bimës “kanabis sativa”, lëndë narkotike të cilat i dyshuari i kishte mbjellur në arën e tij me misër.

Dyshimet se në një shtëpi në fshatin Rracaj të Gjakovës, po kultivohej lëndë rakotike, bënë që njësia antidrogë e policisë të ndërmarr një operacion.

Kur arritën të ndërhyjnë në shtëpinë e dyshuar, gjetën një varëse që shërbente për tharjen e rrobave, porse këtu kishte funksion krejt tjetër. Në të po thahej “kanabis sativa”.

Për këtë arsye edhe u arrestua një 34-vjecar, i cili dyshohet se edhe i ka mbjellur kohë më parë këto bimë narkotike.

Policia e Rajonale e Gjakoves, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore e këtij qyteti të inicohet rasti si “Kultivim i bimës së hashashit dhe shkurres së kokainës”.

Ndërsa, Zëdhënsja e Prokurorisë, Yllka Shehu thotë se është kërkuar masa e paraburimit për të dyshuarin.

“Dhe gjatë kontrollit në oborrin e shëpisë së tij janë gjetur të mbjellura 33 lloj bimë narkotike të llojit kanabis sativa dhe gjatë kontrollit të shtëpisë dhe veturës së tij, janë gjetur 560 gram marihuanë të tjera dhe një peshore elektronike të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri me incnialet J.B.  është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bëë kërkesë për përcaktimin e masës së paraburgimit”.

Gjithashtu, në shtëpine e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa dëshmi si prova materiale, dy qese me sasi të ndryshme te marihuanës dhe një peshore elektronike.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika