Fshihet videoja e Fatos Gecit në Facebook për rrahjen e trevjeçarit në çerdhe

Fshihet video e publikuar e Fatos Gecit, familjari i fëmijës 3 vjeçar i cili dyshohet se është rrahur nga tri edukatorët e kopshtit "Gëzimi Ynë"

pamje

Fshihet videoja e publikuar e Fatos Gecit, familjari i fëmijës 3-vjeçar, i cili dyshohet se është rrahur nga tri edukatoret e kopshtit “Gëzimi Ynë”.

Për fshirjen e videos, ishte vetë Geci që ka njoftuar.

Ai ka shtuar se “do të shkojë në polici për të denoncuar rastin edhe zyrtarisht!”.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka intervistuar tri edukatore të një çerdheje shtetërore në Fushë-Kosovë, nën dyshimet për ushtrim të dhunës ndaj një 3-vjeçari. Dëshmi në polici ka dhënë edhe prindi i fëmijës.

Një ditë më herët, familjarë të 3-vjeçarit publikuan në rrjetet sociale incizime nga kamerat e sigurisë në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë, ku thanë se shfaqen edukatoret duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës.

Drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë, Fatlum Berisha, tha për mediat se edukatoret që dyshohet të jenë përfshirë në këtë rast do të pezullohen nga puna pasi të përfundojnë intervistimin në polici.

Ndërkaq, koalicioni i organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka reaguar pas kësaj ngjarjeje.

“Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, KOMF bën thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të ndërmarrin menjëherë veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, tha ky koalicion.

KOMF, po ashtu, u bëri thirrje institucioneve që të intensifikojnë monitorimin dhe inspektimin e institucioneve parashkollore në Kosovë “në mënyrë që të parandalohen raste të tilla”.

Ky koalicion rikujtoi se sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe legjislacioneve të tjera, është e ndaluar çdo formë e dhunës ndaj fëmijëve, përfshirë ajo fizike, psikologjike dhe neglizhimi i fëmijëve.

Sipas familjarëve që kanë publikuar pamjet, 3-vjeçari është rrahur nga dy edukatore, duke pretenduar se në dhunë janë përfshirë edhe pastruesja dhe kuzhinierja e këtij institucioni. Ata thanë, po ashtu, se fëmija po përjeton “trauma të rënda psikike, nuk mund të flejë më dhe po përjeton ankth të madh”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika