Futbollistët nga Kosova marrin pasaporta shqiptare

Shtetësinë shqiptare mund t'a marrin personalitetet që kanë dhënë ndihmë

Futbollistja kosovare, Gresa Berisha e cila prej kohësh jeton mes qytetit të Prishtinës dhe Shkodres, është pjesë e ekipit të femrave të “Vllaznisë” dhe e Kombëtares Shqiptare.

Gjatë një interviste ajo u shpreh se “është ndjenjë e mirë të kesh pasaportën shqiptare po aq sa është ndjenjë e mirë ta kesh atë kosovare”. Me sa duket përfitimet janë tek sporti por gjithashtu mund të ketë përfitime edhe më të mëdha pasi ajo tashmë bart edhe pasaportën shqiptare.

Pra mundësitë për futbollisten, Gresa Berisha shihet të jenë të mira, “Me pasaportën shqiptare kemi mundësi më të thjeshtë të udhëtojmë jashtë vendit” theksoi ajo.

Zgjedhja e saj me sa shihet është Kombëtarja e Shqipërisë edhe pse kërkesat kanë qenë edhe nga Kombëtarja e Kosovës, pasi mundësitë e një zhvillimi i ka më të mira për arritje më të larta, shihet se pretendimet e saj janë të çarta ku ajo dëshiron që të zhvillojë karrierën në vende me mundësi më të mëdha.

Gjithashtu edhe futbollistë të tjerë, Luana Zajmi, Adrian Bajrami, Flamur Tahiri dhe Lorik Konjuhi të Kombëtares së futbollit morën pasaportën shqiptare.

Shtetësia shqiptare mund të merret nga persona që kanë kontribut në art, kulturë, arsim, shkencë, sport, interes kombëtar dhe investitorë në ekonomi, informon Euronews.

Shtetësinë shqiptare për interes kombëtar mund ta marrin personalitete që kanë ndihmuar Shqipërinë ndër vite.

“Kryeministra apo president, kryesisht kosovarë”, shtoi Bledar Skënderi.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika