Gara: Dyshohet për 16 varreza masive në Serbi – presioni ndërkombëtar i nevojshëm

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, ka deklaruar se në Serbi dyshohet për 16 varreza masive. Për të vazhduar gërmimet, thotë ai duhet koordinim i plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu që t’i bëhet presion Serbisë që të fillohet me punë

Në Serbi janë diku deri 16 varreza masive, pesë prej të cilave të konfirmuara.

Kështu ka deklaruar Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit.

Në një intervistë për EO, ai ka deklaruar se kërkesa zyrtare për fillimin e gërmimeve te pala serbe në lokacionet e reja tashmë është bërë, por që për të njëjtën nuk kanë marrë përgjigje.

Krahas kësaj, ai ka deklaruar se kanë bërë kërkesë edhe për disa vende, por që nuk mund t’i bëjë publike.

“Nga të dhënat zyrtare të tyre që kanë qenë publike është potencuar fakti se janë diku deri 16 varreza masive, pesë të konfirmuar deri më tani. Janë adresuar në formën e kërkesave zyrtarët për palën serbe për të filluar gërmimet në këto lokacione apo për të caktuar datat për të vazhduar në lokacionet e papërfunduara. Përkundër faktit që pesë varreza masive, përfshirë Batanicën, Petrovosellen, Beruzha, së fundmi Rashka do me thanë në lokacionet Rudnicës dhe Kizhevak, lokacionet si Batanica dhe Petrovosello mbesin lokacione të papërfunduara për ne. Ka edhe një sërë lokacionesh ku për momentin nuk mund t’i bëjë publike, por mund t’i konfirmojë që janë të adresuar në formën e kërkesave zyrtarëve për palën serbe”, ka thënë Gara.

Për të vazhduar gërmimet, thotë ai duhet koordinim i plotë me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t’i bëhet presion Serbisë që të fillohet me punë.

Ai pohon se në këtë drejtim do të ndihmonin shumë edhe të dhënat nga arkivat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të ish-ushtrisë Jugosllave dhe arkivat e Ministrisë së Brendshme, pra, të ish-policisë serbe për periudhën e luftës.

“Nga përvoja e deri më tanishme duke iu referuar këtyre pesë varrezave masive të hapura në territorin e Serbisë, konfirmon që në raste të tilla sigurisht duhet dhe do të vazhdojmë që të jemi në koordinim të plotë edhe me partnerët ndërkombëtarë meqë nga përvoja është konfirmuar që vetëm një presion më të madh të bashkësisë ndërkombëtare ndaj palës serbe, ndaj institucioneve në Beograd ne mund të kemi më shumë rezultate në këtë proces, qoftë në kuptim të ofrimit të informatave nga arkivat e tyre apo edhe në kuptim të lejimit të gërmimeve vlerësuese në lokacionet e shënjuara ose të markuara në territorin e tyre.”, ka deklaruar ai.  “Ajo që është esenciale për këtë proces të vërehen në dispoziconi të këtij procesi të dhënat nga arkivat e tyre në mënyrë të veçanti nga arkivat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të ish-ushtrisë Jugosllave dhe arkivat e Ministrisë së Brendshme, pra të ish-policisë serbe për periudhën e luftës. Deri në muajin korrik edhe viteve të fundit kanë vazhduar takimet në nivel të eksperteve, nuk ka pasur takime në kuptim të nivelit të kryetarëve të delegacionit, për shkak se Serbia ende nuk ka reflektuar ndaj kërkesave të kryeministrit të Kosovës për të bërë zëvendësimet e duhura në strukturën e tyre, në këtë rast duke aluduar në kryetarin aktual të komisionit të Serbisë për shkak të kaluarës së tij”.

Ai qasjen e Serbisë e quan politizuese, duke shtuar se për 24 vjet është gërmuar në pesë varreza nga të cilat janë zhvarrosur dhe riatdhesuar në Kosovë mbetjet mortore ose eshtrat e më shumë se 1 mijë viktimave.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika