Gareth Bale largohet nga Real Madridi

Futbollisti, Gareth Bale, të mëkurën, ka konfirmuar se po largohet nga ekipi Real Madrid, në të cilin luante si anësor

Gareth Bale

Gareth Bale, ka konfirmuar largimin nga Real Madrid, duke thënë se ka realizuar një ëndërr, e cila sipas tij ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme.

Gjithashtu, Bale ka deklaruar se sipas tij ëndrra e tij e cila i është bërë realitet është qëndrimi gjatë nëntë viteve të tij në Real Madrid , ndërsa ai u ka thënë lamtumirë fituesve të Ligës së Kampionëve .

Bale, 32 vjeç, largimin e tij e ka dhënë me një mesazh emocionues, duke e bashkangjitur me kontratën e tij të përfunduar në fund të qershorit.

“E shkruaj këtë mesazh që të them faleminderit ndaj bashkëlojtarëve të tanishëm dhe të kaluar, trajnerëve të mi, stafit teknik dhe tifozëve që më kanë mbështetur”, thuhet fillimisht në mesazhin e tij.

Ai po ashtu ka falënderuar presidentin aktual të Real Madrid-it, Florentino Perez, dhe bordin e epikes duke e theksuar mundësinë që i kanë dhënë, për të luajtur.

Ai largohet nga Reali, me një rekord prej 106 golash në 256 paraqitje, pasi ka fituar tre tituj të La Ligës, një Copa del Rey dhe pesë Liga të Kampionëve.

Bale ka shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2014 teksa siguruan ‘La Decima’, duke arritur kupën e tyre të 10-të Evropiane.

“Të jesh pjesë e historisë së këtij klubi dhe të arrish atë që arritëm ndërsa isha lojtar i Real Madridit, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe që nuk do ta harroj kurrë,” ka vazhduar Bale.

Ai deklaratën e tij e ka përmbyllur duke thënë se ka qenë një nder për të, të ishte pjesë e ekipit.

Po ashtu, në rrejtin social Facebook, ka publikuar një video përmbledhëse dhe tejet emocionuese, që shfaqë lojën nga fillimi i tij deri në përfundim, dhe golat e bëra për të rikujtuar suksesin e arritur gjatë qëndrimit në kubin spanjoll.

Bale ishte një zëvendësues i papërdorur teksa Real mundi Liverpool -in në finalen e Champions League të së shtunës, por ishte i pranishëm gjatë festimeve të tyre në Madrid të nesërmen.

Bale iu bashkua Realit nga Tottenham Hotspur në vitin 2013 për një tarifë rekord të atëhershëm botëror prej 85 milionë funte.

Letra e publikuar nga Gareth Bale, në rrjetin social facebook 1 qershor 2022

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika