Gareth Southgate: Loja kundër Gjermanisë test për lojtarët

Trajneri i kombëtares angleze Gareth Southgate ka përshkruar takimin e Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë si një “ test brilant për të parë gjendjen e ekipit dhe lojëtarve" para fillimit të Kupës së Botës

Gareth Southgate

Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Gjermanisë e cila do të luhet të martën nga ora 20:45 do të jetë një sfide e ashpër për skuadrën e Southgate. Pasi Anglia vjen nga një humbje shokuese nga Hungaria në ndeshjen e parë të Grupit C.

Anglia do të inkurajohet nga takimi i fundit me Gjermaninë, kur fitoi 2:0 në Wembley, për të siguruar vendin e tyre në çerekfinalet e Euro 2020 verën e kaluar.

Por tash që Hansi Flick ka zëvendësuar Joachim Low, dhe Gjermania është e pamposhtur që një vit, a mund Anglia përsëri ta mposhtë? Dhe a do ta shfrytëzojnë këtë mundësi lojtarët e Southgate për t’i bërë përshtypje teksa ai mendon për përzgjedhjen e lojtarëve për Kupën e Botës.

ilustrim

Southgate ka thënë se tashmë ka një “ide mjaft të mirë” për skuadrën e tij, por ka ende vende në skuadrën e tij për Kupën e Botës, raporton SkySport.

Më vetëm pesë ndeshje të mbetura nga tani deri në nëntor, Southgate po përdor ndeshjet në Ligën e Kombeve për të eksperimentuar me personelin, “nuk kemi miqësore për ta provuar, kështu që duhet ta bëjmë në këto lloj ndeshjesh,” tha ai të shtunën.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika