Gashi: Kush përkrah gjuhën e ashpër të VV-së do të ecë me kokë poshtë, si dikur do të UDB-së

Analisti politik Astrit Gashi ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të fushatës së Vetëvendosjes, sipas tij, edhe gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore në qytetin e Mitrovicës.

Gashi tha në Debat Plus se kryeministri ka një rol të kufizuar gjatë ditës së zgjedhjeve dhe nuk duhet të përfshihet në presion apo aktivitete të tjera që mund të ndikojnë në votuesit.

“Për herë të parë shkohet e bëhet fushatë dhe presion, nëpër qendra e qytet tjera. Është heshtje zgjedhore. Çka ka me lyp kryeministri. Ai e ka vetëm një detyre, me shku me votu dhe me jep një deklaratat ku thotë uroj proces të qetë dhe uroj që qytetarët të dalin në zgjedhje. Kaq mbyllet kryeministri. Fushata e VV-së do të ia humb, fushata dhe indimidimi nga VV-ja që tentuan ta bëjnë në Mitrovicë është një prej arsyeve kryesore nëse VV-ja humb në Mitrovicë…gjuha e ashpër që është përdorë edhe që është përkrahur në këtë studio televizive, gjuha intimiduese ndaj partive politike, qytetarëve, gazetarëve nuk do të ec. Dhe shpresoj që do të refuzohet.

Dhe do që po e përkrahin si do të UDB-së në 91-tën do të ecin me krye teposhtë. Le të mendojnë shumë mirë çka po flasin se po intimidojnë në studio televizive. Si UDBA-shat kanë mi qit kampuat mos ma jau pa kryt, marrë do të iu vije”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika