Gashi: Propozimi i VV-së është antikushtetues dhe i palogjikshëm

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka quajtur antikushtetues propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar nga ana e opozitës është e arsyeshme dhe e pranueshme, teksa atë të pushtetit e ka quajtur antikushtetues.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, Gashi e ka kundërshtuar propozimin e Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, sepse, sipas tij, pushteti po tenton që të marrë një instrument kushtetues, i cili është mbikëqyrja kushtetuese e institucioneve të pavarura.

“Ajo çfarë dëgjuam këtu nga propozuesi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar është e arsyeshme dhe e pranusheme, e logjikshme, e ligjshme dhe kushtetuese, ndërsa ajo çfarë propozoi kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, është e palogjikshme, e paarsyshme, e paligjshme dhe antikushtetuese”, ka thënë ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Ndryshe, sipas Kusarit, ky komision do të jetë më i gjerë, dhe do të merret edhe me problemet e vjetra në sektorin e energjisë.

Kjo nga ana e LDK-së, është konsideruar si e papranueshme, e patolerueshme dhe e rrezikshme.

“Kusari del dhe thotë që ne e kemi propozuar një komision tjetër dhe ju nuk duhet ta kaloni këtë komision dhe ta shkrini në atë komisionin tjetër, kjo nuk do të ndodhë. Kërkesa e 40 deputetëve nuk mund të ndryshohet. Kurrë se kemi bërë praktikë ta ndryshojmë, as kur kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme”.

Siç thekson deputeti Gashi, pushteti po tenton ta mbytë një kërkesë për hetim parlamentar, për veprimet dhe mosvperimet, që janë baza të veprës penale në tre muajt e fundit të vitit 2021, dhe tre muajt e vitit 2022.

“Del shefja e grupit parlamentar të pushtetit, po hajde të jetojmë 20 vjetët të kaluara. Dhe unë i them se e ki premtimin publik se ne e votojmë formimin e një komisioni hetimor që nga themelimi 1999, por një komision të vecantë dhe jo ky”.

Sipas tij, nuk mund të ndryshohet me ndërhyrje të pushtetit sepse nuk e lejon kushtetuta.

“Nëse kjo ndodh, atëherë kemi përmbysje të sistemit dhe vlerave demokratike, hyjmë në një fazë krejt tjetër. Atëherë nuk flasim për demokraci, parlamentarizëm, flasim për totalitarizëm, kjo është e rrezikshme, është e papranueshme, kjo nuk bën të ndodhë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, i ka ftuar deputetët e kuvendit të Kosovës që të votojnë pro themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai, gjatë seancës plenare ka theksuar se nuk ka tjetër alternativë, pos respektimit të legjislacionit, respektimit të kushtetutshmërisë, ballafaqimit me të vërtetën dhe realen.

“Ju bëj ftesë për të mirë të shtetit ta formojmë sot, këtë komision dhe ta përmbyllim këtë debat të tejzgjatur që po na mbanë peng në proceset e tjera, kërkoj të votohet ky komision, sipas rregullativës dhe kërkesës së PDK-së”, ka thënë ai.

Ai ka potencuar se kërkesa e kësaj partie opozitare,për krijimin e këtij komisoni është e drejtë dhe e ligjshme.

Shala i fton deputetët që të votojnë pro themelimit të komisionit hetimor, sipas kërkesës së PDK-së

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika