Gërvalla: Austria është shtyllë e rëndësishme në procesin e integrimit në BE

E para e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur homologun e saj austriak, Alexander Schallenberg, ku në një konferencë të përbashkët ka thënë se Austria është akter i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas takimit të saj me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë se në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, Austria meriton të veçohet si një akter i rëndësishëm në procesin e integrimit të rajonit në BE.

Në një konferencë të përbashkët për media, Gërvalla ka theksuar se Austria dhe Kosova ndajnë qëndrimin që koha e të folurit rreth integrimit në BE, duhet zëvendësuar me veprime konkrete drejt integrimit në BE.

“Homologun tim e falënderova për mbështetjen aktive në përpjekjet tona për t’u anëtarësuar në KE, jo vetëm në BE, por edhe në mekanizma ndërkombëtar. Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të rajonit tonë dhe në këtë rast edhe të Kosovës”, është shprehur Gërvalla.

Me Schallenberg, ministrja Gërvalla ka potencuar se ka diskutuar edhe për dialogun që Kosova po zhvillon me Serbinë rreth njohjes së ndërsjellë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas takimit të saj me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg

“Unë nënvizova gatishmërinë dhe seriozitetin tonë në këtë proces, i cili do të mund të përfundonte shumë shpejt nëse Serbia do të hiqte dorë nga pozicioni i saj për bllokimin e procesit”.

Po ashtu, ministrja Gërvalla ka theksuar faktin se Kosova është bashkë me Austrinë në Procesin e Berlinit.

“Së bashku jemi në Procesin e Berlinit i theksuar në mënyrë të veçantë gjatë vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili është kthyer në një proces të domodsdoshëm për afrimin me BE-në dhe në të cilin Austria luan një rol të veçantë”, ka shtuar ajo.

Gjatë takimit midis dy homologëve, është diskutuar edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme.

“Gatishmëria e të dy palëve për të bashkëpunuar edhe më ngushtë në të gjitha sferat është e madhe”, ka thënë Gërvalla.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika