Gërvalla ia lë fajin BE-së për heqjen e vizave për serbët, i akuzon se po punojnë për ndarje

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka kritikuar vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara për qytetarët serbë të Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të gabuar dhe duke theksuar se përgjegjësia për këtë vendim është e BE-së dhe jo e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe, të lëshuara nga autoritetet serbe – respektivisht nga Drejtoria Koordinuese Serbe – për qytetarët serbë të Kosovës.

Në një konferencë për media, Gërvalla e ka cilësuar këtë vendim si një hap të gabueshëm nga ana e BE-së, duke theksuar se përgjegjësia për këtë vendim qëndron te BE-ja e jo te Kosova.

Gërvalla ka theksuar se vendimi tregon se disa prej shteteve të BE-së nuk janë të interesuara për integrimin e minoriteteve. Sipas saj, ky vendim i çon drejt ndarjes së tyre.

“Ne nuk kemi hezituar në vazhdimësi të paralajmërojmë dhe të informojmë akterët e rëndësishëm në BE. Siç e shihni, ata kanë marrë një vendim, i cili sipas gjykimit tonë, jo vetëm që çon në rrugë të gabuar, por bën të kuptosh që disa akterë në BE nuk janë edhe aq të interesuar për integrim më të mirë të minoriteteve, të pakicave. Por punojnë në drejtim të një ndarje të tyre, ne mendojmë që kjo është rruga e gabuar”, ka thënë Gërvalla.

Ajo shtoi se Kosova nuk do të heshtë dhe nuk do të hezitojë të bëjë thirrje që hapa të tillë, të cilësuar si të gabuar, të mos përsëriten.

“Ne mendojmë që integrimi sa i më i shpejtë i të gjithë qytetarëve të Kosovës në strukturat legale, të pajisur me dokumente legale në të gjitha sferat të çon një një atmosferë më të mirë për ta dhe për të gjitha ne. Prandaj, ne nuk heshtim, nuk hezitojmë të bëjmë thirrje që hapa të tillë, të gabueshëm, sipas gjykimit tonë, të mos përsëritet. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm që vendimet për BE-në i merr BE-ja dhe nuk o merr Kosova”, ka thënë Gërvalla në një konferencë për media.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika