Këshilli i BE-së ua heq vizat serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë

Këshilli Evropian ka vendosur të liberalizojë vizat për serbët e Kosovës, që posedojnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e shtetit serb

Flamujt e Bashkimit Evropian.

Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Sipas komunikatës së Këshillit Evropian, vendimi përfshin heqjen e vizave për serbët me pasaporta të Serbisë, duke përfshirë kështu të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në të njëjtin regjim të vizave.

“Këshilli vendos heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në komunikatën e Këshillit Evropian.

Vendimi është marrë më 22 korrik, dhe do të hyjë në fuqi në ditën e 20-të pas publikimit në Fletoren Zyrtare të BE-së.

“Miratimi i sotëm nga Këshilli përfundon procesin legjislativ. Me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, thuhet më tej në komunikatë.

Ky propozim ishte kritikuar nga Qeveria e Kosovës, e cila kishte konsideruar se me këtë BE-ja po ndikon negativisht në procesin integrues të serbëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika