Gërvalla: Nuk mund ta shkarkojë ambasadorin bazuar në spekulime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka folur sot për çështjen e ambasadorit Martin Berishaj. Ajo ka thënë se nuk mundet të shkarkohet një ambasador pa fakte e bazuar në spekulime mediatike, ani se ndaj tij ka hetim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për mosdeklarim të pasurisë

Një njoftim i Prokurorisë Themelore të Prishtinës i shtatorit të vitit të kaluar duket se nuk është fakt i mjaftueshëm për shefen e ambasadorit Martin Berishaj.

Ministrja Donika Gërvalla ka thënë të hënën se nuk mund ta shkarkojë ambasadorin bazuar në spekulime.

Prokuroria kishte nisur hetim për Berishajn për mosdeklarim pikërisht të kompanisë së tij në Mal të Zi që dyshohet se ishte e përfshirë në skandalin financiar që u raportua në Slloveni.

Donika Gërvalla, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se “Duhet të kemi mirëkuptim që ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale, ambasadori shkarkohet në momentin kur ka arsye faktike pse ambasadori do të duhet të shkarkohej për shkak se ketë shkelje nga ana e tij.

“Deri në këtë moment unë nuk kam as edhe një informacion të vetëm dhe me këmbëngulje në rrugë zyrtare do të vazhdojë të kërkoj informacione të kësaj natyre, nuk ka asnjë informacion të vetëm që shkelje të tilla kanë ndodhur apo që hetimet e këtyre natyrave janë duke ndodhur”.

Të habitur me këtë përgjigje të Ministres Gërvalla, janë partitë opozitare.

Abelard Tahir nga PDK ka thënë se “Pra del që zotëri Martin ka marrë diku rreth 1 milionë e 470 mijë euro në një bankë në Kosovë nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe imagjinoni krejt këto para janë tërhequr kesh nga zotëri Martinaj në sy të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në sy të inteligjencës financiare, të policisë, të antikorrupsionit”.

“Dhe mos reagimi i presidentes, i kryeministrit dhe mos shkarkimi i tij dhe mos kërkesa që të fillojë një hetim penal ndërkombëtar jo vetëm për Martinaj, por për disa faktorë se gjithë ky manipulim i madh nuk ka ndodhur vetëm me një person, por ka pasur edhe persona dhe kompani tjera të involvuara në shpëlarjen e këtyre parave, prandaj, mos adresimi i këtyre as nga presidentja dhe nga as kryeministri i bënë përgjegjës direkt dhe me gjasë ata janë të përfshirë në këtë aferë”.

Ndërsa Pal Lekaj nga AAK ka thënë se “Deklarata e Ministres Gërvalla, krijojnë një imunitet që është në kundërshtim me parimet e VV-së. Neve na kanë akuzuar për 20 vite dhe tani heshtin. Jonë kontradiktorë me atë që kanë thënë. Besoj që zotëri Brishaj,  do të jetë i vetëdijshëm e do të jep dorëheqje”.

Gjatë muajit prill, mediat në Slloveni raportuan për përfshirje në shpëlarje parash të tani kryeministrit slloven Robert Golob, e që sipas po të njëjtave burime, ambasadori Martin Berishaj e kishte bërë transportimin e parave kesh nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.

Qindra mijëra euro në kompaninë e Berishajt, ishin transferuar nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika