Gërvalla për Martin Berishajn: Nuk shkarkohet me spekulime, presim informacion zyrtar

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në lidhje me raportimet nga mediat sllovene për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë "se deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se Berishaj ka bërë ndonjë shkelje", teksa ka shtuar se shkarkimi i tij nuk mund të bëhet me spekulime

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se homologia e saj ka qenë pjesë e përpjekjeve të shumta për t’i realizuar interesat legjitime të Kosovës.

Sipas Gërvallës, gjendja në rajon mbetet e komplikuar për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të temave të pazgjidhura mes vendeve të rajonit.

Në këtë konferencë, ajo është pyetur edhe për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Ministrja Gërvalla ka thënë se deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se Berishaj ka bërë ndonjë shkelje.

“Unë kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj nga shtetet të cilat janë përmendur që të na japin informacione se a janë të vërteta apo spekulime të medieve të ndryshme akuzat ndaj tij”, ka deklaruar Gërvalla.

“Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale – ai shkarkohet kur ka arsye faktike. Deri në këtë moment unë nuk kam asnjë informacion të vetëm zyrtar që shkelje të tilla kanë ndodhur”.

Ndër të tjera, Gërvalla ka thënë se rajoni ndodhet në një fazë të rrezikshme evropiane dhe se kërcënimet që Serbia ia bën rajonit me luftë, kërkojnë një përgjigje të përbashkët, teksa ka shtuar se Serbia është aleati dhe përfaqësuesi më i afërt i Rusisë në rajon.

“Pa paqen dhe stabilitetin e nevojshëm në rajonin tonë dhe pa një Evropë që nuk e përfshin gjithë Evropën, sfidat do të mbesin të njëjta. Rajoni ynë ndodhet në një fazë të rrezikshme të historisë evropiane. Sllovenia është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe Kosova nuk e ka fshehur asnjëherë aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika