Gërvalla viziton organizatën në mbështetje të grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës

Ministrja, Donika Gërvalla ka vizituar organizatën joqeveritare “Medica Gjakova” në Gjakovë, e cila është në mbështetje të grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka vizituar organizatën joqeveritare “Medica Gjakova” në Gjakovë.

Gërvalla është shprehur mirënjohëse ndaj udhëheqesve të kësaj organizate për kontributin e tyre në mbështetje të grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, luftimin e stigmatizimit dhe fuqizimin e tyre në shoqëri.

Gërvalla ka thënë se biseda është përqëndruar në sfidat dhe kërkesat konkrete, për të cilat ka ofruar mbështetje konkrete institucionale, për të ndikuar pozitivisht në fuqizimin e tyre ekonomik dhe shoqëror.

Gjatë këtij takimi gratë shpalosën një sërë vështirësish dhe sfida administrative, ligjore, shëndetësore dhe praktike me të cilat ballafaqohen, integrimin dhe fuqizimin e të mbijetuarave të dhunës në baza gjinore.

““Medica Gjakova” është pjesë e “Medica Mondiale” që udhëhiqet nga humanistja gjermane Monika Hauser, për të cilën ndiej respekt të thellë dhe e cila është angazhuar në Kosovë dhe në pjesë të tjera të botës për t’iu qëndruar konkretisht në krah të mbijetuarave të dhunës seksuale si armë lufte”, ka thënë tutje ministrja.

Ajo ka shtuar se nbetet shumë për të bërë me qëllim që grave, burrave dhe fëmijëve, të cilët gjatë luftës i mbijetuan një tmerri të vërtetë, t’iu mundësojmë një jetë dinjitoze në Kosovë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika