Gjashtë raste të dhunës në familje në një ditë

Sipas raportit të Policisë brenda një dite në disa qytete të vendit janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje, duke përfshirë sulme fizike dhe psikologjike ndaj grave

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Gjashtë raste të dhunës në familje, përfshirë sulme fizike dhe psikologjike ndaj grave, u raportuan në vetëm një ditë.

Ndër rastet më shqetësuese është ajo në Obiliq, ku një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një i dyshuar.

Përveç kësaj, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 27 copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lexo edhe: Rreth 2 mijë gra raportuan se kanë përjetuar dhunë gjatë vitit 2023 

“Obiliq  08.01.2023 – 22:00.   Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 27 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë”, thuhet në njoftim.

Në Fushë-Kosovë, një grua ka raportuar se ka qenë viktimë e dhunës psikike nga një mashkull i dyshuar, i cili ishte në gjendje të dehur.

Rasti është ende nën hetim.

Në një rast tjetër në të njëjtin qytet, një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një grua, e cila ka marrë tretman mjekësor.

Gjithashtu, në Prishtinë, një grua ka njoftuar policinë për një sulm fizik dhe kërcënime me thikë nga një i dyshuar, ndërsa në një rast tjetër, pas një mosmarrëveshjeje, një mashkull është arrestuar për sulm fizik ndaj një gruaje.

Ndërkaq, në Obiliq, një viktimë grua shtetase e huaj ka raportuar një mosmarrëveshje me një të dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.

Dy persona të tjerë janë intervistuar lidhur me këtë rast.

Për çdo vit rastet e dhunës në familje në Kosovë kanë shënuar rritje të vazhdueshme dhe shqetësuese, ku viktimat kryesore mbeten gratë dhe vajzat.

Nga janari deri në nëntor të vitit 2023, raportimet zyrtare tregojnë një shifër tronditëse – 2 mijë e 393 raste të dhunës në familje.

Shumica e rasteve janë ndaj grave dhe vajzave, numri i të cilave shkon deri në 2 mijë, krahasuar me 541 raste ndaj burrave.

Në vitin 2022, situata kishte qenë edhe më e rëndë, me 2 mijë e 765 raste të raportuara, që tregon se ky fenomen po kthehet në një sfidë akute për shoqërinë.

Viktimat e këtyre rasteve ishin 2 mijë e 288 gra e vajza dhe 517 burra, ndërsa, sipas Policisë, në disa raste kishte më shumë se një viktimë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika