Gjenden trupat e pajetë të katër familjarëve të mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh

Policia e Shqipërisë njofton se janë gjetur dhe nxjerrur trupat e pajetë të katër shtetasve të mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh

Pamje nga vendi i ngjarjes. Foto: Top Channel

Policia e Shqipërisë njofton se janë gjetur dhe nxjerrur trupat e pajetë të katër shtetasve të mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh.

“Polumbarët e Reneas pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës, ( 46-vjeçarit A. Z., të dy djemve të tij, R. Z., 19 vjeç dhe E. Z., 14 vjeç si dhe të 20-vjeçarit M. Z)”, njofton Policia e Shqipërisë.

Katër anëtarë të familjes Zogu janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh, këtë të premte.

Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu, të gjithë nga fshati Cingar.

Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë por të njëjtit nuk dolën më nga uji.

 

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika