Gjendet i vdekur zyrtari kryesor i prodhimit të raketave në Tajvan

Dyshohet se Ou Yang Li-hsing ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Autoritetet nuk kanë gjetuar asnjë shenjë të ndonjë ndërhyrjeje, ndërsa familja e tij tha se ai kishte një histori të sëmundjes së zemrës

Zëvendëskreu i njësisë së kërkimit dhe zhvillimit të ministrisë së mbrojtjes së Tajvanit është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli, mëngjesin e së shtunës.

Sipas Agjensisë Qendrore të Lajmeve Zyrtare, vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Njëherësh, Ou Yang Li-hsing është edhe nënkryetari i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë “Chung-Shan”.

Autoritetet thanë se 57-vjeçari Ou Yang vdiq nga një atak në zemër dhe dhoma e hotelit, e gjendur në Tajvanin jugor, nuk tregoi asnjë shenjë të ndonjë ‘ndërhyrjeje’, tha CNA.

Familja e tij tha se ai kishte një histori të sëmundjes së zemrës dhe kishte një stent kardiak, sipas raportit.

Bëhet e ditur se Ou Yang ishte në një udhëtim pune në qarkun jugor të Pingtung. Në fillim të këtij viti, ai kishte marrë postin për mbikëqyrjen e projekteve të ndryshme të prodhimit të raketave.

Trupi në pronësi të ushtrisë po punon për më shumë se dyfishimin e kapacitetit të tij vjetor të prodhimit të raketave, në afër 500 këtë vit. Arsyeja pse ishulli po rrit fuqinë e tij luftarake është kërcënimi ushtarak në rritje nga Kina.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika