Gjendet një granatë dore në Prishtinë

Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident

Një garantë e dorës e pashpërthyer është gjetur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident.

“Policia ka pranuar një informatë për gjetjen e një mjetit të pashpërthyer. Patrulla policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa ka dalë Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika