Gjendet një person i vdekur në një market në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në një market në Çagllavicë të Prishtinës

Sipas raportit 24-orësh nga Policia e Kosovës, të premten e gjashtë majit, një person është gjetur i shtrirë në një market, rreth orës 15:32 në Çagllavicë të Prishtinës.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkaq, siç thuhet në raport, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika