Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur sot në lumin Lumbardh, në fshatin Grabanicë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 13:30, kur qytetarët kanë vërejtur trupin në ujë, rreth një kilometër larg urës së fshatit.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Gashi.
Sipas Policisë, familjarët e viktimës e kishin raportuar të shtunën mbrëma se gruaja ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin informacione për vendndodhjen e saj.
Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar.