Gjermania dhe Franca paralajmëruan ndalimin e vizave turistike për qytetarët rusë

Gjermania dhe Franca kanë kërkesa që ti ndalojnë vizat turistike për qytetarët rusë. Arsyeja është agresioni rus kundër Ukrainës

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari Gjerman Olaf Scholz

Këtë kërkesë fillimisht e kishin shtruar vendet lindore dhe nordike, duke thënë se “ udhëtimi në BE është një privilegj, jo një e drejtë”, gjithashtu ata kanë thënë se lejimi i rusëve të festojnë në plazhet evropiane në një kohë kur vendi i tyre ka pushtuar Ukrainën është gjë e papranueshme.

Kremlini ka kritikuar këtë ndalim të propozuar si “irracional”.

Të martën e 30 gushtit, Gjermania dhe Franca kanë paralajmëruar kundër kufizimeve të gjera në politikën e tyre të vizave. Sipas tyre, kjo është bërë në mënyrë që të parandalohet ushqyerja e narrativës ruse të cilat shkatërrojnë edhe brezat e ardhshëm, raporton euronews.

Mbi këtë çështje një diplomat i BE-së, tha se këto ndarje në një marrëveshje në takim dy-ditor të ministrave në Pragë nuk ka gjasa.

Por, diplomati gjithashtu ka thënë se më e drejta për qytetarët rusë është që ta vështirësojmë më shumë procedurat e lëshimit të vizave, në mënyrë që ata tu nënshtrohen një procedure më të gjatë dhe që duhet paguar 80 euro në vend të 35 eurove për vizën e tyre të BE-së.

Ministri i Jashtëm Lituanez Gabrielius Landsbergis, në një deklaratë ka thënë se “Shpresoj se do të jemi në gjendje të biem dakord për një zgjidhje të përbashkët evropiane që do të lejojë të kufizojë ndjeshëm fluksin e turistëve nga Rusia në Evropë”.

Sipas diplomatit duhet që nga 27 vendet e BE-së, të arrihet një marrëveshje, në mënyrë që të kërkohet zgjidhje rajonale për vendet më të prekura nga fluksi i turistëve rusë.

Finlanda, e cila ka një kufi të gjatë tokësor me Rusinë, thotë se nuk dëshiron të bëhet një qendër për turistët rusë që hyjnë në BE, ka shkurtuar ndjeshëm numrin e vizave që u jep atyre.

Estonia,ishte vendi i parë që në fillim të muajit gusht ka mbyllur kufirin për më shumë se 50.000 rusë me viza të lëshuara më parë.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika