Gjermania do t’i dërgojë 150 ushtarë në Kosovë

Gjermania do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë në prill të vitit të ardhshëm, ka deklaruar të premten në Berlin një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes

Ushtarët gjermanë të KFOR-it ruajnë ndërtesën komunale pas përleshjeve të djeshme ndërmjet serbëve etnikë dhe trupave nga forca paqeruajtëse e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës, të martën, më 30 maj 2023, AP.

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes ka konfirmuar planet për dërgimin e rreth 150 ushtarëve gjermanë në Kosovë në prill të vitit të ardhshëm.

Ky njoftim vjen pas raportimit të medias gjermane, Spiegel, që specifikuan se autoritetet gjermane po e shqyrtojnë mundësinë e rritjes së pranisë së tyre në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR).

Dislokimi i planifikuar i Bundeswehr-it vjen pas sulmit terrorist në veri të Kosovës muajin e kaluar, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, dhe tre policë të tjerë u plagosën.

Zyra e kancelarit, Olaf Scholz, ra dakord këtë javë me planet e ushtrisë për të vendosur një kompani të përforcuar të Bundeswehr-it prej rreth 150 ushtarësh në Prishtinë për të mbështetur misionin e NATO-s KFOR, raporton Reuters.

Kjo do të lehtësojë një kompani austriake me bazë atje, sipas raportit, i cili ka thënë se Vjena i kishte kërkuar Berlinit të ndërhynte disa kohë më parë.

Më 1 tetor, Britania e Madhe ka konfirmuar se do t’i dërgojë 400 ushtarë shtesë në Kosovë.

Komandanti i Forcës së Sigurisë Kombëtare (KFOR), gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se përforcime do të ketë edhe nga Rumania dhe “vende të tjera aleate”.

Ristuccia ka shtuar se incidentet e muajve të fundit, kryesisht në veri të Kosovës, tregojnë që situata mbetet e paqëndrueshme dhe mund të tensionohet shpejt.

Ai e ka përmendur që vetëm një zgjidhje politike do të mund të garantojë paqe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit, dhe e ka përsëritur mbështetjen e KFOR-it për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika