Gjetja e mbetjeve mortore, Haxhiu: Punimet në Bishtazhin të Gjakovës do të vazhdojnë

Ekipet mjeko-ligjore në Bishtazhin e Gjakovës do të vazhdojnë punimet edhe në ditët në vijim për identifikimin e viktimave të luftës, ka njoftuar ministrja e Drejtësisë

Albulena Haxhiu

Ekipet mjeko-ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë zbuluar mbetje skeletore në Bishtazhin e Gjakovës, që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ekipet mjeko-ligjore do të zhvillojnë kërkimet në Bishtazhin edhe në ditët në vijim.

“Punimet në Bishtazhin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa mbetjet skeletore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko ligjore me qëllim të identifikimit të tyre”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social, Facebook.

Po ashtu, ajo ka shkruar se lokacioni në Bishtazhin është treguar të ketë qenë një varrezë masive primare ku janë varrosur viktimat nga Gjakova dhe rrethina e saj.

Pas kësaj, siç ka thënë ministrja Haxhiu ata janë zhvarrosur dhe dërguar në varreza masive në territorin e Serbisë, ku janë gjetur shumica prej tyre.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, ka njoftuar se gjatë gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës, kanë hasur në mbetje mortore, të cilat dyshohet se u përkasin viktimave të luftës.

Në një njoftim për media, Gara ka thënë se të dhënat do të saktësohen pas ekzaminimit të nevojshëm mjekoligjor.

Lokacioni në Bishtazhin, sipas Garës, mbetet një nga rastet dhe lokacionet më të rëndësishme e specifike të trajtuara gjatë këtyre dy viteve.

Ky lokacion, sipas të dhënave të KQPZH-së, nga ‘Raporti Analitik i përgatitur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq’, siç thotë, ishte përdorur nga forcat serbe gjatë luftës si varrezë masive për varrosjen e viktimave të tri rasteve të rrëmbimit dhe të zhdukjes me forcë / masakrave të kryera nga forcat serbe në qytetin e Gjakovës dhe fshatrat përreth.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika