Gjilanasit ankohen për reduktimet e energjisë elektrike

Reduktimet e energjisë elektrike kanë kapluar gjithë Kosovën. Qytetetaret e Gjilanit po e konsiderojnë të padinjitetshme dhe aspak normale kete periudhë. Te njejtin thonë se kjo situatë i bënë që ta parashikojnë edhe dimrin e vështirë

Komuna e Gjilanit

Disa qytetarë të Gjilanit po mundohen të gjejnë zgjidhje për energji elektrike pasi që reduktimet e energjisë elektrike janë bërë gjë e zakonshme ditëve të fundit në qytetin e tyre.

Në mungesë te rrymës, edhe karriket e lokaleve po mbesin të thata dhe pijet në frigorifere të marketeve rrezikojnë te nxehen.

Krejt kjo situtatë për qytetaret e Gjilanit është e padinjitetshme.

Sinan Ademi thotë se mungesa e energjisë po  sjellë shumë probleme.

“Tybe ja ka nisë po na ndalet edhe nuk është në rregull, nuk po me doket që kanë drejtë qeshtu, leje që u shtrejtu e tash edhe me u ndalë. Pranda kryeministri që e kemi zgjedh duhet të ketë kujdes” ka thënë Ademi.

Sinan Ademi, qytetar

E një qytetar tjetër tregon se sa zgjatë përiudha pa energji elektrike në vendin ku banon.

“Energjia elektrike në Gjilan është 4 me 2, dmth dy pa rrymë, katër me rrymë. Probleme po na shkakton boll. Si në shitore, po shkakton probleme të frigoriferit e plotë qesi”, ka deklaruar Agim Ilazi qytetar i Gjilanit.

Agim Ilazi, qytetar

Se kjo gjendje po perjetohet rëndë e thotë edhe Xhavit Hajdari.

“Mungesa e energjisë elektrike dmth ndalje e gjitha aktivitete tjera, si ekonomike dhe natyrisht që po përjetohet shumë rëndë dhe kisha apelu tek institucionet shtetërore që para sezonës së dimrit të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbutjen e kësaj krize” , ka thënë Hajdari.

Xhavit Hajdari, qytetar

Televizioni ka drejtuar pyetje në drejtim të KEDS-it për ta treguar gjendjen me reduktime por të njejtit s’kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika