Gjoba milionëshe për MTS mirëpritet, kërkohet rritja e konkurrencës në veri

Autoriteti i Konkurrencës pret që MTS të paguaj gjobën prej 1.5 milionë eurosh, në mënyrë vullnetare. Në të kundërtën, sipas kryetares së komisionit, do të jenë të detyruar të veprojnë sipas ligjit . Gjoba që u shqiptua nga Autoriteti, është mirëpritur në veri, ku presin që të ketë më shumë konkurrencë në shërbime si telefonia mobile, interneti e pakot televizive

“Telekom Serbia” informohet për heqjen e licencës së MTS-së në Kosovë

Hetimet e nisura një vit më parë, u konkretizuan me një vendim, e me një gjobë të majme për MTS.

Shkeljet, sipas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës kishin filluar në vitin 2019, kur në atë kohë, ishin bërë tri shtitblerje të kompanive kabllore nga MTS, e ngjashëm ishte vepruar edhe dy vjet më vonë.

Por transaksionet, ishte bërë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100 për qind të aksioneve.

Në një përgjigjje për Dukagjini, kryetarja e Komisionit, Neime Binaku Isufi, ka sqaruar hapat që i kanë paraprirë gjobës, dhe hapat që do të ndërmerren nëse nuk paguhet e njëjta.

“Për rastin e MTS-së ka pasur dhe seancë dëgjimore, pra të gjitha procedurat janë kryer në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, pas çka kemi marrë vendim. Autoriteti i Konkurrencës pret që Ndërmarrja MTS d.o.o të veprojë sipas këtij vendimi, ashtu që të paguajë gjobën në mënyrë vullnetare, në të kundërtën jemi të detyruar të veprojmë sipas ligjeve respektive”, tha Neime Binaku Isufi, kryetare e komisionit të AKRK.

Gjoba prej mbi 1.5 milion euro për MTS, është mirëpritur nga zyrtarë të komunës së Mitrovicës së Veriut, derisa shpresojnë që t’i hapet rrugë edhe veprimtarës së kompanive të tjera të telefonisë në veri.

“Shumica e banorëve këtu e shfrytëzojnë MTS e cila është e Serbisë dhe dhashtë zoti që tash të jetë një luftë mes konkuerencave. Po e shohë se po afrohet normaliteti ketu në këtë pjesë. Vala këtu nuk është e vertet se operon në tërësi pasi në shumicën e komunave veriore nuk ka mundur t’i mbulojë ky operator”, tha Skender Sadiku, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut.

MTS është kompania simotër e operatorit shtetëror të telekomunikacionit të Serbisë, “Telekom Serbia”, e themeluar në vitin 2015, me bazë tek marrëveshja që Kosova dhe Serbia arritën në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve.

Përveç shërbimeve të telefonisë mobile e fikse, në komunat me shumicë serbe, ofron edhe pako televizive e shërbime interneti.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika