Gjukanoviq për Abazovqin: E vetmja gjë me vlerë te ai është prejardhja shqiptare

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se Dritan Abazoviq ka vetëm diçka të mirë te vetja dhe ajo është prejardhja shqiptare

Gjukanoviq për Abazovqin: E vetmja gjë me vlerë tek ai është se është shqiptar

“E kam thënë dhe e përsëris: e vetmja gjë me vlerë tek ai është se ai është shqiptar”.

Kështu ka thënë ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanivoq, për kryeministrin në largim i cili ka prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, duke theksuar se një ditë, Abazoviq, do të mbajë përgjegjësi për tradhti për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Gjukanoviq tha se  Abazoviqi ndihet i nderuar me këtë nënshkrim edhe pse sipas tij një nënshkrim i tillë përbën tradhti.

“I humbur pikërisht për shkak të asaj ligësie historike për të cilën ai mburret. Besoj se nuk është e largët dita kur Abazoviq do të mbajë përgjegjësi për tradhti të lartë, jo vetëm politikisht. Për atë që i vjen turp një njeriu të zgjuar, Abazoviq është padyshim krenar për këtë. Ai nuk e sheh se ai është i turpëruar politikisht për të gjitha kohërat”, ka thënë Gjukanoviq.

“Kryeministri ynë fatkeq do të donte t’i anulojë të gjitha këto dhe të fshijë kujtimet e atyre arritjeve historike. Duke mos marrë parasysh faktin që nuk i përket atij. Në asnjë bazë. Le të kujtojmë sa herë kemi dëgjuar nga përfaqësuesit e popullit boshnjak dhe shqiptar në Kuvend se nuk duan të gjykojnë në keqkuptimet politike malazezo-serbe që kanë rrënjë të thella historike. Megjithëse Mali i Zi civil është shtëpia shtetërore e të gjithë neve së bashku, këtë arsye të njerëzve të ndershëm dhe të përgjegjshëm e meritonte dhe meriton respekt absolut. Por jo Abazoviq. Shumë njerëz e dinë se si i kam kundërshtuar fuqishëm të gjithë ata që kundërshtuan faktin që ne përkrahëm një shqiptar të bëhet në krye të qeverisë”, ka thënë Gjukanoviq.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika