Gjykata Komerciale pritet të funksionalizohet brenda dy muajve

“Gjykata Komerciale pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm”.

Këtë e ka pohuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së hapjes së ndërmarrjes gjermano-kosovar, e cila është ndërmarrja e parë në fushën e inxhinierisë mekanike në Kosovë.

Sipas Kurtit, kjo gjykatë do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.

“Investimet e tilla, bashkë me institucionet demokratike dhe qeverisjen e mirë, e bëjnë Kosovën atraktive për investitorët e huaj dhe krijojnë një mjedis miqësor për biznese”, ka thënë Kurti teksa ka shtuar se për këtë qëllim, qeveria tashmë ka nisur një seri të reformave strukturore në sistemin e drejtësisë dhe administratë publike.

Siç ka thënë Kurti, sektori privat është shtylla kryesore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“Që të dy këto janë komponentë kryesorë të platformës qeverisëse. Andaj, duke i falënderuar investitorët, ai i siguroi se Qeveria e Republikës së Kosovës është këtu për t’i mbështetur ata në realizimin e qëllimeve të përbashkëta”, ka shtuar ai.

Ndryshe, me 66 vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime, më 21 janar të vitit 2022, Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte thënë se trajtimi i lëndëve komerciale ka dëmtuar ambientin e të bërit biznes, pasi ka zgjatur me vite të tëra dhe ka lindur ideja që të formohet një gjykatë e tillë.

“Duke pasur parasysh ngarkesat e Gjykatave Themelore në zgjidhjen e kontesteve të natyrave të ndryshme, përfshirë edhe natyrën komerciale, e cila vazhdon të zgjasë me vite të tëra, ka lindur nevoja për themelimin e një mekanizmi juridik, i cili përshpejton shqyrtimin dhe trajtimin e lëndëve komerciale”.

“Stërgjatja e trajtimit të lëndëve komerciale ka cenuar sigurinë juridike dhe ka dëmtuar ambientin e të bërit biznes, si dhe i ka dekujaruar investimet në Kosovë”, ishte shprehur Haxhiu.

Sipas saj, kjo gjykatë do të merret me trajtimin e zgjedhjeve të kontesteve në mes të personave juridikë, fizikë dhe shoqërive tregtare.

“Themelimi i kësaj gjykate do të mundësojë zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës sepse, i njëjti, ka për qëllim nxitjen e investimeve në Kosovë dhe krijimit të një ambienti të përshtatshëm të të bërit biznes”, ka shtuar Haxhiu.

Po ashtu, ajo kishte potencuar se themelimi i një gjykate të tillë shënon një hap para në reformimin e drejtësisë komerciale në Kosovë.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika