Gjykata Speciale pritet ta shpallë aktgjykimin për Gucatin e Haradinajn

Duke filluar nga ora 10:00-12:00 të mërkurën do të mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në rastin e ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ka caktuar shpalljen e aktgjykimit ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 18 maj duke filluar nga ora 10:00 deri në 12:00.

Prokuroria ka kërkuar që Gucati dhe Haradinaj të dënohen me nga gjashtë vjet burgim.

Në aktakuzën që rëndon mbi ta thuhet se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacione të mbrojtura nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, përfshirë të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm).

Nga zyra e Prokurorit të Specializuar, është kërkuar që Haradinaj dhe Gucati të dënohen me nga 6 vjet burigm dhe nga njëqind euro gjobë.

Hagë

Me shkrim janë paraqitur 18 dëshmi të dëshmitarëve, ndër të cilat katër ishin nga mbrojtja e Haradinajt dhe 12 nga ajo e Gucatit.

Numri i ditëve të gjykimit ishte 31, derisa kohëzgjatja e procedurës paraprake ishte 12 muaj e 12 ditë.

Nga ana e prokurorisë, gjatë këtij gjykimi fillimisht u paraqit deklarata hyrëse, ku një pjesë të kësaj deklarate e beri edhe vetë prokurori i specializuar, Jack Smith.

Pas kësaj, u dëgjuan dëshmitarët e prokurorisë, ndër të cilët ishin edhe punonjësit e Zyrës  së Prokurorit të Specializuar, Zenka Pumper, hetuese dhe Miro Jukiq, udhëheqës i ekipit për sigurinë dhe trajtimin e dëshmitarëve.

Mbrojtësit bënë mocione për rrëzimin e akuzave, pas njoftimit për përmbylljen e çështjes së prokurorisë, megjithëse këto mocione u refuzuan nga trupi gjykues, i kryesuar nga Charles L Smith II.

Pastaj, aty u vazhdua edhe konferenca përgatitore e mbrojtjes dhe pas saj u mbajtën seancat ku mbrojtja paraqiti çështjet e tyre.

Hagë

Aty ishin të pranishëm edhe dëshmitarë, ndër ta ishte ish- drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, aktualisht deputet i Partisë Demoktratike të Kosovës, Rashit Qalaj, gjithashtu edhe një eksperte e sinjalizimit dhe ish- shefi i operacioneve në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

U procedua me deklarata përmbyllëse të prokurorisë së mbrojtjes, pasi edhe mbrojtja njoftoi për mbylljen e çështjeve të tyre.

Të akuzuarit janë në pritje të shqiptimit të vendimit të gjykatës, ku ata po vazhdojnë të jenë nën masën e paraburgimit në Hagë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika