Gjykata vendos masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Gjykata e Posaçme e Shqipërisë vendos masën 'detyrim paraqitje' dhe bllokimin e pasaportës për ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me akuzat e korrupsionit

Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka vendosur për masën “detyrim paraqitje” dhe “bllokim të përdorimit të pasaportës për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha”.

Sipas vendimit, Berisha duhet të paraqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Megjithatë, ai ka refuzuar të paraqitet në gjyq, me argumentin se nuk mund të shkelë Kushtetutën, duke iu referuar imunitetit që ka si deputet i Shqipërisë, raporton Top Channel.

Ish-kryeministri dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas dosjes voluminoze të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, tri ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi masën “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin, si dhe masën “detyrim paraqitje” për ndërtuesin Fatmir Bektashin.

Malltezi, nëpërmjet investimit te kompania “Homeplan shpk”, që ka kryer ndërtimet te ish-kompleksi sportiv “Partizani”, ka përfituar 5.4 milionë euro që sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë para të jashtëligjshme, pasi nuk ka qenë investitor, duke fshehur kështu origjinën e parave. Ai ka shfrytëzuar ndërtuesin Bektashi për t’i pastruar këto para.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika