Gjykimet në Hagë, MD-ja kategorizon pagesat e avokatëve mbrojtës

Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të bëjë plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, që rregullon mënyrën e pagesën e mbrojtjes për të akuzuarit në Gjykatën Speciale. Sipas këtij drafti, pagesa për avokatët do të bëhet në bazë të kompleksitetit të rastit dhe fazave që janë duke u trajtuar, derisa pagesë më e ulët parashihet në rastet për pengim të drejtësisë

Në katër nivele të kompleksitetit i ka ndarë Ministria e Drejtësisë rastet që trajtohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Këtë, ministria që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, synon ta bëjë përmes ndryshimit dhe plotësimit të udhëzimit administrativ në bazë të të cilit kryhen pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

Aty parashihet kategorizimi dhe limitet e pagesave për avokatët mbrojtës në bazë të rastit që kanë, ku vlera më e lartë arrin në 110 mijë euro për muaj.

Sipas avokatit të akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, me këtë ndryshim parashihet pagesë më e ulët për rastet që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë, e që kohën e fundit janë shpeshtuar.

“Varësisht nga shkalla e kompleksitetit të lëndës është përcaktuar edhe lartësia e financimit dhe po ashtu është bërë një dallim për financimin e rasteve të mbrojtjes tek krimet e luftës dhe financimit të mbrotjes për rastet e pengimit te drejtësisë dhe për këtë të fundit janë përcaktuar limite shumë të ulëta të financimit”, ka thënë Qerkini.

Kurse, avokati tjetër, Taulant Hodaj, thotë se kostoja e lartë ka mundësi ta ketë shtyrë ministrinë për ta bërë këtë ndryshim.

“Siç duket, lartësia ka qenë shumë e madhe e ministria ka kufizuar, kjo edhe e ka qenë qëllimi, por përtej kësaj është i kushtueshëm një proces gjyqësor pranë Hagës, pranë Gjykatës Speciale, sepse duhet ekspertizë e profesionalizuar, pastaj është me një vend në Holandë ku janë çmimet e shtrenjta, edhe një ekip i tërë i mbrojtjes që zakonisht do angazhim shumë të madh”, ka thënë Hodaj.

Në anën tjetër, ish-sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, thotë se ligji i vitit 2015 ka pasur shumë mangesi, por, sipas tij, ministria duhet të japë më shumë sqarime për këtë udhëzim.

“Ligji i vitit 2015 ndonëse jep bazë ligjore megjithatë ka qenë ligj tejet i mangët, megjithatë udhëzimet administrative që janë aktualisht në fuqi kanë dalë në bazë të rekomandimeve që kemi marr aso kohe nga zyra e auditorit të përgjithshëm, andaj ne kemi parë së fundmi një publikim të Md-së që plotëson dhe ndryshon njërin prej udhëzimeve administrative, që përfshihen dy paragrafe që nënkuptohet se në rastin e tejkalimeve të tarifave të përcaktuara në UA, është njësia përkatëse brenda MD-së, që i shqyrton dhe propozon komisionit”, ka thënë Bajraktari.

Vetë Ministria e Drejtësisë ka thënë se kjo po bëhet edhe si obligim institucional për të mbrotjur të vërtetën e UÇK-së, dhe se ka qenë e nevojshme rishikimi i tarifave për veprat që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.

“Qëllimi i Ligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara, është që të mbështesim financiarisht ekipet mbrojtëse të personave të cilët ballafaqohen me akuza për krime lufte, e të cilin konsiderojmë edhe si obligim institucional për të mbrojtur të vërteten e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në kemi vlerësuar se sa i përket personave të cilët akuzohen për pengim në drejtësi, duhet të bëhet rishikimi i tarifave dhe e cila gjë do të bëhet në konsultim me ekspertët dhe me interesin e Republikës së Kosovës. Këto konsultime do të jenë në konsultim publik deri me 30 janar 2024, të cilat më pas, me adresimin e komenteve eventuale, do të hyjnë në fuqi sipas procedurave të parapara.”

Në këtë dokument thuhet se në çdo sistem gjyqësor është edhe parimi i ekonomizimit, që do të thotë se shpenzimet mbulohen kur janë në mënyrë të arsyeshme e të nevojshme për një efikasitet të përfaqësimit ligjor.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika