Golob: Moska do të zhvillojë luftë informative në Ballkan

Në samitin e NATO-s, të mbajtur të enjten e 30 qershorit në Madrid, kryeministri slloven, Robert Golob, ka thënë se një pjesë e popullsisë vendase janë në favor të qëndrimeve të Moskës, dhe kjo është arsyeja se pse duhet të punohet me qeveritë në Ballkan se si të afrohen me pozicionin evropian

Robert Golob

Kryeministri slloven, Robert Golob, ka paralajmëruar për ndikimin rus në Ballkan dhe ka thënë se vendet e rajonit duhet të “hartojnë plane” për të kundërshtuar ndikimin e dukshëm në publikun vendas dhe “luftën e informacionit” që vjen nga Moska.

Në një intervistë për BBC-në, në margjinat e samitit të NATO-s në Madrid, të mbajtur të ejten e 30 qershorit, Golob ka thënë se “një pjesë e popullsisë vendase janë në favor të qëndrimeve të Moskës dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë me qeveritë në Ballkan sesi të afrohen me pozicionin evropian. Por, ne duhet të llogarisim dashurinë e popullatës për Rusinë, të mos e injorojmë atë, madje të gjejmë një ekuilibër të brishtë”.

Ndërsa, sipas mediave sllovene, ai ka paralajmëruar edhe për gabimet e së kaluarës në marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë, nga të cilat, duhet nxjerrë mësime.

“Ngjarjet në Ukrainë mund të kishin zhvilluar ndryshe, nëse NATO-ja do ta kishte trajtuar atë ashtu siç e trajtoi Kinën. Ky është një mësim nga i cili duhet të mësojmë”, ka thënë Golob.

Në bisedimet me mediat sllovene gjatë samitit, Golob ka njoftuar për përshpejtimin e përpjekjeve që Sllovenia të arrijë objektivin për të rritur financimin e ushtrisë së saj në 2 për qind të GJDP-së sa më shpejt të jetë e mundur sipas marrëveshjeve në aleancën e NATO-s, dhe deklaroi se qeveria e tij do të ndryshonte planin e mëparshëm për ta arritur këtë vetëm deri në vitin 2030.

“Unë besoj se një ushtar slloven në Ballkanin Perëndimor mund të kontribuojë dukshëm më shumë se në një fushë tjetër për të cilën di më pak”, është shprehur kryeministri slloven në lidhje me planin e veprimit të mbrojtjes të Aleancës Perëndimore për të forcuar krahun e saj lindor drejt Rusisë.

Ndërkaq sipas tij, ai plan do të përmbajë edhe një vlerësim se cili anëtar mund të japë një kontribut relativisht më të madh se të tjerët në një fushë të caktuar.

Ai ka shtuar se brenda pak muajsh qeveria e tij, do të miratojë një plan për rritjen e burimeve buxhetore për ushtrinë, për t’iu përshtatur situatës së re dhe ndryshimit të doktrinës së mbrojtjes dhe frenimit të aleancës së NATO-s.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika