Grajqevci për rënien e kulmit: Që të mos vijnë raste të tilla, duhet të ketë konsultime në mes të ndërtuesve e inxhinierëve

Florim Grajqevci, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë, ka thënë se shembja e kulmit të objektit të ri të komunës së Prishtinës të enjten ndodhi si pasojë e faktorëve të ndryshëm.

Sipas tij, janë faktorët e jashtëm si fenomenet natyrore dhe reliefi apo pozita e objektit.

“Dje shembja e kulmit ka ndodhur si rezultat i thithjes së erës dhe jo shtypjes. Kulmet e tilla kur ndërtohen duhet të kenë kujdes sepse luan rol pozita apo reliefi. Duhet të bëhet vlerësim i objekteve”, ka thënë Grajqevci në emisionin “FIVE”.

Sipas tij, duhet të ketë konsultime paraprake në mes të ndërtuesve dhe inxhinierëve që të mos vijnë raste të tilla.

“Standardet për kulme duhet t’i respektojmë dhe ato mësohen në programet e studimit në fakultet, në raste të tilla është mirë që ndërtues të konsultohen me inixhierë që të mos vijnë te situata të tilla”, ka vijuar ai.

Ndryshe, dje, një 23-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda gjatë ditës së enjte, pasi e kishin zënë rrënojat e një pjese të kulmit të objektit të komunës në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

Për këtë, komuna e Prishtinës shkaktarë bëri erërat e forta.

Objekti i ri i komunës është ndërtuar në vitin 2009.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika