Gruaja e Nasim Haradinajt: Më rëndoi fjala e gjyqtarit që tha se e dënojmë Haradinajn në emër të popullit

Xheljane Haradinaj bashkëshorte e Nasim Haradinaj, ka thënë se Gjykata Speciale nuk është e drejtë. Vendimin për ta dënuar bashkëshortin e saj, ajo e ka cilësuar si shumë të dëmshëm, jo vetëm për familjen e saj, por për të gjithë vendin

Nasim Haradinaj para gjykatës në Hagë.

Pas dënimit të Nasim Haradinajt, gruaja e tij Xheljane Haradinaj, ka thënë se e ka pritur këtë vendim, sepse sipas saj Gjykata Speciale është politike dhe e njëanshme.

Ajo është shprehur se fjala e prokurorit që kishte thënë “Në emër të popullit”, e ka rënduar, sepse sipas saj gjykata në fjalë nuk është e Kosovës.

“Po ta kishin liruar isha gëzuar, për mua vetëm fjala që e tha prokurori “në emër të popullit”, më rëndoi.  Nasimin nuk e ka dënuar populli, Nasimi ka bërë cdo gjë për popullin e tij”, ka thënë ajo.

Vendimin për ta dënuar bashkëshortin e saj, ajo e ka cilësuar si shumë të dëmshëm jo vetëm për familjen e saj por për të gjithë vendin.

“Kjo tregon se aty nuk ka drejtësi, ata kanë bashkëpunuar me serbë, për atë është rezultati që është. Është shumë shqetësuese në përgjithësi për të gjithë. Nasimi po ballafaqohet me dënimin e Serbisë, kjo po na përkujton vuajtjet e së kaluarës”, ka shtuar ajo.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika