Grupi punues për xhandarmërinë, Sveçla s’tregon nëse bën pjesë edhe KFOR-i

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se themelimi i xhandarmërisë në Kosovë do t’i mundësojë Policisë së Kosovës të fokusohet më shumë në sigurinë dhe rendin publik, si dhe në parandalimin dhe hetimin e krimit.

Ai në konferencë për media, ka theksuar se grupi punues i formuar për këtë çështje ka për detyrë të analizojë kornizën ligjore ekzistuese dhe nevojën për krijimin e një baze të re ligjore për themelimin e xhandarmërisë si njësi e veçantë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sveçla u pyet nga gazetari i TV Dukagjinit, se nëse në këtë grup punues janë të përfshirë pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë, ndërsa ai nuk dha ndonjë përgjigje konkrete.

Ai theksoi se procesi do të bazohet edhe në praktikat ndërkombëtare të vendeve që kanë modele të ngjashme të organizimit të xhandarmërisë, me theks të veçantë vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij, qasja do të jetë profesionale, transparente dhe e koordinuar me të gjitha institucionet relevante të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Do të analizohen edhe praktikat ndërkombëtare të vendeve që kanë modele të ngjashme të organizimit të xhandarmërisë me theks të veçantë vendeve anëtarë të NATO-së dhe BE-së. Qasja jonë do të jetë profesionale transparente e koordinuar me të gjitha institucionet relevante të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka deklaruar ai.

“Pjesë e grupit punues janë përfaqësuesi e institucioneve të Kosovës, duke filluar nga MPB, Policia, AME dhe gjitha institucionet tjera që merren me siguri. Në vazhdimësia, siç edhe theksova, do të bisedojmë me të gjithë aktorët tjerë, në mënyrë që të gjitha idetë sugjerimet apo modelet që mund të inkorporohen në kuadër të xhandarmerisë së Republikës së Kosovës t`i kemi parasysh”, ka thënë tutje Sveçla.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika