Guerot: Franca dhe Britania, janë shembull për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë

“Franca dhe Britania e Madhe miq dhe aleatë përgjithmonë: Tjetër shembull i pajtimit në mes të fqinjëve që dikur kanë pasur probleme me njëri-tjetrin”

Olivier Guérot, ambasador i Francës në Kosovë

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se pajtimi mes Francës dhe Britanisë së Madhe është shëmbulli më i mirë i pajtmit mes fqinjëve, që dikur kanë pasur probleme.

Këtë Guerot e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter, ku ka postuar gjithashtu një fotografi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, gjersa po përcillinin kurorëzimin e Mbretit Charles III.

“Franca dhe Britania e Madhe miq dhe aleatë përgjithmonë: Tjetër shembull i pajtimit në mes të fqinjëve që dikur kanë pasur probleme me njëri-tjetrin”, ka shkruar Guerot duke bashkangjitur flamurin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika