Hamza: S’ka takim me Kurtin derisa Ligji për Specialen të miratohet në lexim të dytë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, derisa të miratohet në lexim të dytë Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Hamza tha se për PDK-në miratimi i këtij ligji është domosdoshmëri dhe se kjo çështje nuk duhet të lidhet me tema të tjera politike.

“S’ka takim. Nuk do të ketë derisa ligji të aprovohet në lexim të dytë. Për Kosovën, ligji është domosdoshmëri. Nuk janë çështje të lidhura. Le të votohet ligji dhe pastaj jemi të hapur të diskutojmë për tema të tjera”, tha Hamza para gazetarëve.

PDK-ja kërkon seancë urgjente për votimin e Ligjit për Specialen

Të fundit nga rubrika