Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, këtë të premte ka qëndruar në Gjilan dhe Viti, ku është takuar me strukturat lokale të partisë dhe asamblistët.
Hamza ka theksuar se tashmë është koha për angazhim maksimal nga të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e subjektit që ai drejton, njofton Dukagjini.
Tutje, Hamza ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të vazhdojë takimet në qytete të tjera të Kosovës, në kuadër të angazhimeve të tij politike dhe forcimit të strukturave partiake në terren.
“Sonte isha në Gjilan dhe Viti, ku takova strukturat e PDK-së dhe asamblistët tanë. Është koha për angazhim maksimal nga secili prej nesh. PDK do të jetë pranë çdo qytetari, si zë dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Në ditët e ardhshme do të jem në çdo qytet të Kosovës”, ka shkruar Hamza.