Haradinaj: E kemi lexuar draftin e Asociacionit në tërësi

Kryetari i (AAK), Ramush Haradinaj pas takimit me Mirosllav Lajçak, të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka deklaruar se ka lexuar draftin e Asociacionit në tërësi dhe se implementimi i Asociacionit paraqet një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën dhe përfaqëson një kompromis të rëndësishëm që rrjedh nga një detyrim i marrë prej viteve të mëparshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Haradinaj ka thënë se e ka lexuar draftin e Asociacionit në tërësi.

“Patëm mundësi që të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit, ta lexojmë në tërsëi dhe të zhvillojmë një bisedë lidhur me hapat e mëtejmë që e presin Kosovën dhe atë që mund të presë Kosova, po ashtu pas impelmentimit të obligimeve që ka marrë nga plani franko-gjerman që është i mbështetur nga ShBA”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj ka deklaruar se drafti ofron një analizë thelbësore të mundësive që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund t’u ofrojë komunave serbe në Kosovë, duke u bazuar në legjislacionin dhe Kushtetutën e vendit.

“Drafti shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep komunave me shumicë serbe, duke iu referuar ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Me implementimin e Asociacionit, Kosova e bën një hap të madh përpara dhe është edhe një kompromis i madh i Kosovës që buron nga një obligim i marrë prej viteve më herët”, vijon ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika